Polonia: Më mirë të dërgohen armët gjermane në Ukrainë sesa te ne

Polonia: Më mirë të dërgohen armët gjermane në Ukrainë sesa te ne

Udhëheqësit polakë vlerësuan sot se do të ishte më mirë që sistemi kundërajror, të cilin Gjermania i ofroi Polonisë, t’i jepej Ukrainës për mbrojtje kundër Rusisë.

Gjermania tha në fillim të kësaj jave se i kishte ofruar avionë Varshavës Eurofighter dhe sisteme Patriot për të mbrojtur territorin polak pasi dy persona u vranë pranë kufirit me Ukrainën pas asaj që besohej të ishte një raketë e humbur ukrainase.

Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blazczak fillimisht tha se e kishte marrë ofertën gjermane me “kënaqësi”.


Megjithatë, pas një sulmi raketor rus në Ukrainë të mërkurën, i cili vrau disa njerëz në Kiev, udhëheqësit polakë thanë se do të ishte më mirë nëse sistemet e mbrojtjes do të vendoseshin në Ukrainën perëndimore.

Ambasadori i Ukrainës në Varshavë, Vasyl Zvarich falënderoi Blazhcak, duke thënë në Twitter se Ukrainës i duhen sa më shumë armë mbrojtëse.

Vendimi i Polonisë për të mos pranuar sistemin gjerman Patriot u kritikua nga opozita polake.

Lexo edhe

Video