Atë që nuk mundi ta bëjë Argjentina e ka bërë sot Kombëtarja e Polonisë, e cila e ka regjistruar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas plot 90’ minutave lojë dhe shtatë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Polonia e ka mposhtur Arabinë Saudite me rezultat solid 2:0, raporton KosovaPress.
Fillimisht, golin e parë të ndeshjes e shënoi Piotr Zielinski, i cili kaloi Poloninë në epërsi prej 1:0 në minutën e 39’.
Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi Robert Lewandowski, i cili vulosi fitoren e Polonisë me rezultat 2:0 në minutën e 82’.
Me pikët e reja, Polonia zë vendin e parë në Grupin C me katër pikë, një më shumë se Arabia Saudite që renditet në vendin e dytë me tre pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Polonisë.