Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer

Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer

Polonia do t’i dhurojë Kosovës 100 mijë vaksina Pfizer. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që tha se ka marrë konfirmim nga autoritetet polake e të cilat i ka falënderuar.

“Sot u informova nga autoritetet polake se ata do të dhurojnë 100 mijë vaksina Pfizer në Kosovë. Faleminderit Polonisë dhe të gjithë aleatëve tanë që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë”, shkroi Osmani në Twitter.


Presidentja falënderoi edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që një ditë më parë sollën gjysmë milionë vaksina.

Gjatë ditës së hënë janë pranuar 503 100 doza që janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 820 doza të tjera ishin nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër COVID-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

Lexo edhe

Video

error: