Polonia do të ndërtojë një gardh 186 km të gjatë në kufirin me Bjellorusinë

Polonia do të ndërtojë një gardh 186 km të gjatë në kufirin me Bjellorusinë

Roja kufitare polake nënshkroi sot marrëveshje për ndërtimin e një gardhi mbrojtëse në kufirin me Bjellorusinë, nga ku pothuajse 40 mijë emigrantë u përpoqën të hynin në Poloni vitin e kaluar.

Autoritetet polake thanë se rrethoja mbrojtëse pritet të përfundojë në fund të qershorit.


Gardhi do të jetë 186 kilometra i gjatë, do të ndërtohet në katër lokacione në të njëjtën kohë dhe do të ketë 22 porta për të mundësuar kalimin e kafshëve. Gardhi është planifikuar të jetë pesë metra i lartë dhe pajisjet moderne do të përfshijnë kamera vëzhgimi ditën dhe natën dhe sensor lëvizjeje.

Në ditën e fundit të vitit 2021, 44 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht kufirin Poloni-Bjellorusi, dhe rreth 39.700 përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht u regjistruan vitin e kaluar, përfshirë 1.700 në dhjetor, njoftoi roja kufitare polake.

Lexo edhe

Video