Fitorja është objektivi i vetëm i Argjentinës përballë Polonisë për ta synuar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.
Lionel Messi me shokë kanë vetëm një synim, ta shmangin eliminimin e hershëm në këtë kampionat i cili do të jetë i fundit në karrierën e yllit argjentinas, raporton KosovaPress.
Polonia e kryeson grupin C me katër pikë, një më shumë se Argjentina dhe Arabia Saudite, kurse Meksika është e fundit me vetëm një pikë.