Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin është kthyer kundër homologut serb Aleksandar Vuçiq, për t'i bërë presion Beogradit që të mos vendosë sanksione ndaj Moskës, për shkak të agresionit ushtarak ndaj Ukrainës.
Kështu pretendon për mediat serbe lideri i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, i cili pohon vazhdimisht se Rusia dëshiron ta vrasë Vuçiqin përmes rrjetit të saj të spiunëve në Serbi edhe nëse ai kthehet kundër Perëndimit, ngase tashmë ai është “partneri i tyre jo i besueshëm”.
Ai shtoi se Rusisë nuk i ka mbetur asgjë në tokën evropiane përveç Republika Srpska dhe Serbisë dhe se gjëja kryesore është të bëhet presion ndaj Vuçiqit që të mos vendosë sanksione dhe se ky i fundit kërcënohet me vrasje nëse e bën një gjë të tillë.
"Milorad Dodik është një shpirt i shitur, ne e dimë këtë. Ai është një njeri i paskrupullt dhe i pamoralshëm. Dodik tani është i lidhur me Putinin. Shkoi në Forumin Ekonomik në Shën Petersburg, ku talebanët erdhën nga Lindja e Mesme nga Afganistani. 'Mile dhe talibanët' ishin një forcë ekonomike", thotë Çanak.
"Unë kam një mendim të keq për politikën që Vuçiq e drejton. Ai mendon se nëse vendos sanksione, një i sapoardhur në pushtet do ta helmojnë atë. Do ta vrasin si harabelin. A ishin këta që i vranë agjentët e tyre në Britani të Madhe?", deklaron lideri i LSV-së.
Sipas Çanakut, Rusia ka përfituar nga vrasja e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiq.
Lideri i LSV-së tha gjithashtu se presidenti i ndjerë i Partisë Demokristiane të Serbisë, Vladan Batiq gjithashtu anëtar i DOS-it, i kishte thënë atij se ish-presidenti i RFJ-së dhe kryeministri serb Vojislav Koshtunica që nga viti 1985 kishte ra në kontakt me shërbimin rus. Batiq dhe Koshtunica së bashku themeluan DSS-në, nga e cila Batiq dha dorëheqjen dhe themeloi DHSS-në.
"Rusia përfitoi nga vrasja e Gjinxhiqit", shprehet ai, duke e dëshmuar me këtë privatizimin e Industrisë serbe të Naftës (NIS).
Vuçiq, nga një situatë në të cilën kërcënohet me vrasje, edhe nëse vendos apo nuk vendos sanksione, ai po përpiqet të blejë armatim nga Kina dhe se presidenti kinez nuk ka Evropë asnjë "kinez" më të rëndësishëm se presidentin e Serbisë.
Politikani serb pretendon se Rusia do ta vriste Vuçiqin edhe sikur t'ia kthente shpinën Perëndimit në favor të Rusisë, sepse kjo do të vlerësohej nga shteti rus si një veprim i detyrueshëm.
"Në vend që ambasadori rus Aleksandar Bocan-Kharchenko të dëbohet si agjent, për të prishur rrjetin e agjencive, ata po bëjnë protesta në mbështetje të Rusisë së bashku me simbolin famëkeq 'Z'", shton ai.
Siç pohon Çanak, Dodik e sulmon edhe Vuçiqin sepse Rusia nuk ka asgjë tjetër veç Serbinë dhe Republika Srpska në Evropë.
Ai po ashtu shton se policia serbe kishte identifikuar agjentë rusë në protestat e vitit të kaluar në Beograd, por se kjo ishte mbajtur e fshehur. Çanak beson se këta agjentë duhej të identifikoheshin, në mënyrë që të ishte një mesazh për autoritetet që agjencitë ruse të spiunazhit mund të organizojnë çdo demonstratë.
"Bashkimi Evropian nuk e kupton mundësinë e provokimit të një lufte në Ballkan, sepse është reduktuar në nivelin e 'burokracisë', gjë që është më e mira për Serbinë", përfundon Çanak.