Policisë së Kosovës sot iu janë shtuar edhe 445 kadetët të rinj. Gjatë ceremonisë u tha se ata do të jenë gardianë të Republikës së Kosovës.
Kjo ishte gjenerata e 59-të e diplomimit të Policisë, në të cilën, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se beson që detyrat e tyre do i kryejnë me nderë, respekt e llogaridhënie.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti tregoi numrin e policëve të ri të cilët ishin 345 djemë e 100 vajza.
“Vendit tonë do t’i shtohen edhe 445 policë të rijë të cilët do të shërbejmë gjithandej nëpër Kosovë në stacione e në detyra të ndryshme duke iu dhënë një masë përforcuese kolegëve tjerë policë. Nga 445 policë që do të betohem sot, 345 janë djemë dhe 100 vajza, ndërsa 375 policë janë shqiptarë dhe 88 nga komunitetet jo shumicë”, tha ai.