Policia thotë se 200 kg kanabis të sekuestruara ‘u hëngrën nga minjtë’ në magazinë

Policia thotë se 200 kg kanabis të sekuestruara ‘u hëngrën nga minjtë’ në magazinë

Policia në Indi u ka vënë sot fajin minjve për shkatërrimin e rreth 200kg kanabis të sekuestruara nga trafikantët, që mbahej në stacionet e policisë.

“Minjtë janë brejtës të vegjël dhe nuk tremben nga policia, është shumë e vështirë të mbrosh drogën prej tyre”, u tha në një gjykatë të shtetit indian Uttar Pradesh, kur policisë iu kërkua të jepte provat e sekuestrimeve të drogave.

Megjithse justifikimi dukej i ekzagjeruar, gjykatësi përmendi dhe raste të tjera kur marijuana ishte shkatërruar nga brejtësit në magazinë.

Zhvillimi vjen pasi gjykatësi Sanjay Chaudhary i kërkoi policisë të tregonin drogën në formë prove, por policia tha se 195kg kanabis “ishin shkatërruar” nga minjtë.


Edhe në një tjetër rast të mëparshem në Indi, 386kg droga u raportuan të shkatërruara nga brejtësit.

Gjykatësi tha se rreth 700kg marijuane ishin sekuestruar nga stacionet e policisë në Mathura të cilat “rrezikohen nga dëmtimi prej minjve”.

Gazetarë kritikë të policisë thoin se justifikimet ishin të pabaza dhe se droga mund të jetë zhdukur si rezultat i korrupsionit mes radhëve të uniformave.

Malli i sekuestruar po ruhej për t’u nxjerrë në ankand te grupet mjekësore ose laboratorike për studime kërkimore.

Në vitin 2017, në shtetin lindor indian Bihar minjtë përsëri u fajësuan për konsumimin e qindra litrave alkool ilegal i konfiskuar, ndërsa në 2018 brejtësit kishin ngrënë më shumë se 1.2 milionë rupe ($14 000)në kartëmonedha, brenda një automati.

Lexo edhe

Video