Policia spanjolle sekuestroi tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës

Policia spanjolle sekuestroi tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës

Policia spanjolle ka sekuestruar tre dronë për kontrabandë nënujore të drogës përmes detit nga Maroku, raporton BBC.

Kjo ishte hera e parë që u zbuluan automjete nënujore të transportit të lëndëve narkotike pa pilot.

“Këto pajisje u lejojnë kontrabandistëve të transportojnë sasi të mëdha narkotike në distanca të gjata nëpër ngushticën e Gjibraltarit”, thuhet në deklaratën e policisë.


Dronët kanë një sistem navigimi GPS, kështu që ata mund të kontrollohen nga distanca nëpërmjet internetit.

Kapaciteti mbajtës i dronëve është 200 kilogramë. Policia tha se arrestoi tetë persona nga Cadiz, Malaga dhe Barcelona gjatë hetimeve 14-mujore. Kjo shkatërroi një grup të dyshuar për ndërtimin dhe shitjen e dronëve për kontrabandistët e drogës në të gjithë Evropën.

Lexo edhe

Video