Policia sekuestron substanca narkotike, arrestohen tre persona

Policia sekuestron substanca narkotike, arrestohen tre persona

Policia në Prishtinë ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 05:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, policia ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.

“Prishtinë, 6 dhjetor 2022 –  Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

Sot rreth orës 05:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Lipjan, policia ka arrestuara tre persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar një sasi të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis.


Personat e dyshuar:

• G.H, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

• B. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

• P. N, mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

janë dërguar në mbajtje me vendim e prokurorit të shtetit dhe ndaj tyre është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge.”, ka njoftuar policia.

Lexo edhe

Video