Policia sekuestron aparate për prodhimin e kriptovalutave në Vushtrri

Policia sekuestron aparate për prodhimin  e kriptovalutave në Vushtrri

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, në orët e mbrëmjes kanë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela  për prodhimin e kriptovalutave.


Sipas Policisë, sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar  një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar, brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme  të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave.

“Lidhur me  veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka  sugjeruar që për  veprime të mëtejme hetimore  lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit  është liruar në procedurë rregullt”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video