Policia publikon fotot e personave në kërkim të përfshirë në kontrabandën me mallra

Policia publikon fotot e personave në kërkim të përfshirë në kontrabandën me mallra

Policia e Kosovës, lidhur me operacionin e suksesshëm policor të realizuar në katër rajonet e Republikës së Kosovës në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri, edhe pas arrestimit të tetë personave të dyshuar, ka vazhduar hetimet intensive drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të tjerë që ndërlidhen me kontrabandimin e mallrave.

Hetimet intensive drejt identifikimit të personave të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, janë realizuar nën autorizimin e prokurorisë kompetente, e që kanë rezultuar deri më tani me identifikimin e pesë personave të dyshuar, të cilët janë shpallur në kërkim.

Këta janë personat të cilët janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës:

  Besim Zeqiri i lindur me 01.07.1985, fshati Kaqandolle-Mitrovicë

 Halil Sylejmani i lindur me 03.08.1965, Kqiq – Mitrovicë


 Festim Sylejmani i lindur me 14.02.1992, Kqiq – Mitrovicë

 Fitim Latifi i lindur me 05.04.1992, Kushtovë – Mitrovicë

  Milan Radisavljevic i lindur me 10.12.1972 – Zubin Potok

Policia e Kosovës, fton të gjithë qytetarët që të mos bien pre e asnjë provokimi të mundshëm dhe njëkohësisht kërkon bashkëpunim në ofrimin e informacioneve me qëllim arrestimin e personave të dyshuar dhe sjelljes së tyre pranë organeve të drejtësisë.

Numrat kontaktues: 192, 038 550 999 ose pa pagesë në 0800 19999, të gjitha informacionet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, është duke kryer hetime intensive drejt identifikimit edhe të personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në kontrabandë me mallra, por edhe në aktet kriminale dhe sulmet me mjete të rrezikshme, armë zjarri të kryera ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre doganorë sot gjatë operacionit.

Lexo edhe

Video