Policia parandalon një konflikt në mes të nxënësve, 11 të arrestuar

Policia parandalon një konflikt në mes të nxënësve, 11 të arrestuar

Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.


Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.

Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit.

Lexo edhe

Video