Policia në rajonin e Mitrovicës shton angazhimin në zbatim të masave kundër Covid-19

Policia në rajonin e Mitrovicës shton angazhimin në zbatim të masave kundër Covid-19

Policia në Rajonin e Mitrovicës i ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat e parapara në vendimin e fundit të Qeverisë, si dhe udhëzimet e ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku të tejkalohet kjo sfidë me të cilën po përballemi të gjithë.  


Policia e këtij rajoni nëpërmjet një komunikate thotë se në kuadër të zbatimit dhe implementimit të vendimit të fundit të qeverisë për masat kundër Covid-19, zyrtarët policorë të DRP-Mitrovicë Jug kanë shtuar dukshëm angazhimin dhe aktivitetin në terren për zbatimin e masave të parapara me vendimin e fundit të qeverisë.

“Duke u bazuar në Urdhrin Operativ për gatishmëri dhe reagim ndaj pandemisë  Corona Virus COVID-19, policia në të gjithë territorin e tri komunave të Rajonit të Mitrovicës, ka shtuar aktivitetet dhe kontrollet në rrugët ku ka frekuentim të qytetarëve, në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare dhe operatorë tjerë ekonomik, nëpër auto-taksitë, në transportin urban e ndër-urban me qëllimin e vetëm që të kemi zbatim në tërësi të masave anti-covid, ruajtjen e shëndetit publik dhe evitimin e përhapjes së pandemisë e cila ditëve të fundit ka pasur një përhapje tejet të madhe në nivel vendi e gjithashtu edhe në Rajonin e Mitrovicës. Ndaj të gjithë personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia është duke ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, e poashtu policia në Mitrovicë njofton qytetarët se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë personi fizik apo juridik të cilët nuk respektojnë/zbatojnë masat e parapara me vendimin e qeverisë për kontrollin, parandalimin dhe luftimin pandemisë COVID-19. Policia njofton qytetarët se nga sot, me datë 30.08.202, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kufizohet qarkullimi i qytetarëve ndërsa shërbimet e gastronomisë lejohet të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 21:30, andaj policia bënë apel tek qytetarët që të respektojnë këto masa si dhe masat tjera të parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e  ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku ta tejkalojmë këtë sfidë me të cilën po përballemi të gjithë”, thuhet në komunikatë.  

Video

error: