Policia në rajonin e Mitrovicës sekuestron dy armë

Policia në rajonin e Mitrovicës sekuestron dy armë

Si rezultat i veprimeve të shpejta, njësitet policore në Mitrovicë dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Sekuestrimi i një arme pushkë gjuetie është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje.


Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar.

Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lexo edhe

Video