Policia në Pejë: Tre persona janë të vdekur dhe një i plagosur

Policia në Pejë: Tre persona janë të vdekur dhe një i plagosur

Përkundër informacioneve të dala se numri i të vrarëve ka arritur në katër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i ka thënë KosovaPressit, se si pasojë e sulmit me armë të një autobusi në fshatin Gllogjan, tre persona kanë vdekur, si dhe një tjetër është plagosur.


Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

Përndryshe, bëhet e ditur se shoferi i autobusit dhe dy nxënës kanë mbetur të vdekur nga të shtënat me armë, si dhe një nxënës tjetër është plagosur.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: