Policia në kërkim të pesë personave të dyshuar për kultivim të drogës
Pesë personat e dyshuar me autorizim të organeve të drejtësisë shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe bashkëvepruar kanë kryer veprën penale “Kultivim i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” vepër kjo e sanksionuar sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Personat e shpallur në kërkim janë: Gzim Gashi (Klinë), Faik Gashi (Klinë), Selim Gashi (Klinë), Marglen Çomani (Shqipëri), dhe Albion Kalemi (Shqipëri).
“Për informata lidhur me personat në kërkim mund të na njoftoni në: Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999, po ashtu Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale. Ju mund të dërgoni informatat e juaja edhe në adresën elektronike
[email protected] dhe përmes Aplikacionit Lajmëro Policinë”, thuhet në njoftimin e policisë.