Policia në kërkim të dy personave, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia në kërkim të dy personave, kërkon ndihmën e qytetarëve

Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, bazuar në autorizimin e dhënë nga prokurori i Departamentit për Krime të Përgjithshme në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, është lejuar publikimi i fotografive në media të shkruara dhe elektronike i dy personave të dyshuar.

Publikimi i fotografive për dy të dyshuarit ka për qëllim që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet i mundur identifikimi-lokalizimi dhe arrestimi i personave të dyshuar.


Personat e shpallur në kërkim janë të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë më 30 maj 2021, në Skenderaj.

Policia kërkon nga qytetarët që për çdo informacion që ndërlidhet me fotografitë e personave në kërkim apo vendndodhjen e tyre, të lajmërojnë Policinë e Kosovës  në stacionin më të afërt policor, përmes telefonit apo edhe përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: – 192, +381 (0)28 532 366-Drejtoria Rajonale Mitrovicë Jugu,  044/633 551 ose në e-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe

Video