Policia në kërkim të Agron Gashit, i dyshuar për plagosjen e mbrëmshme në Pejë
Lexohet për: 2 min.
policiaa
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve nw vend për arrestimin e Agron Mentor Gashit, i cili dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në Pejë.

Siç njofton policia, i dyshuari është recidivist i veprave penale.

“Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: Agron (Mentor) GASHI  i lindur me 19.11.2002 nё Pejë. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:  “ Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 22.05.2024 rreth orёs 21:25, nё rrugën Bekim Berisha, nё Pejё, i dyshuari ёshtё recidivist i veprave penale”, thuhet nw njoftim.

Mw tej thuhet se policia kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

Tre persona janë plagosur mbrëmë në rrethana ende të pasqaruara mirë në Pejë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur në rrugën “Bekim Berisha”.

https://kosovapress.com/tre-te-plagosur-ne-peje

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024