Policia në Gjilan realizon operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale pastrim i parave

Policia në Gjilan realizon operacion policor nën dyshimin e kryerjes së veprës penale pastrim i parave

Policia e Kosovës sot në Gjilan ka zhvilluar operacionin e kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të një personi të dyshuar se ka kryer veprën penale pastrimi i parave.

I dyshuari përmes rrjetit  social  Tik-Tok ka prezantuar për publikun para me ngjyrë të cilat dyshohet të jene përfituar nga  kryerja e veprave penale të ndryshme.


Gjatë kontrollit është arritur të sekuestrohen disa kontrata noteriale në lidhje me shitblerjen e disa lokaleve dhe pronave  si dhe një telefon celular.

I dyshuari nuk është hasur në shtëpi dhe dyshohet të jete në Maqedoninë Veriore.

Të gjitha veprimet hetimore dhe operative janë zhvilluar me autorizimin e Prokurorisë Speciale te Republikës se Kosovës . 

Lexo edhe

Video