Policia në Gjilan për 10 ditë shqipton 2367 gjoba për shkelje të masave në trafik e antiCOVID-19

Policia në Gjilan për 10 ditë shqipton 2367 gjoba për shkelje të masave në trafik e antiCOVID-19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan nga data 1 deri më 11 janar ka shqiptuar 1552 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Lloji i kundërvajtjeve për të cilat janë shqiptuar gjoba kanë të bëjnë me mosrespektimi i shpejtësisë së kufizuar, tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, kalimi i afatit të regjistrimit mospërdorim i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, mungesë e posedimit të pajisjeve dimërore si dhe kundërvajtje tjera.


Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore janë shqiptuar 815 gjoba ndaj personave fizikë dhe juridikë, të cilët kanë shkelur masat antiCOVID-19.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara në komunikacionin rrugor dhe zbatimin e masave, dhe njëherësh apelon qytetarët t’i respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor dhe masat kundërCOVID-19.

Lexo edhe

Video