Policia në Gjakovë intervenon në një lokal, arreston 2 persona dhe sekuestron 4 aparate të lojërave të fatit

Policia në Gjakovë intervenon në një lokal, arreston 2 persona dhe sekuestron 4 aparate të lojërave të fatit

Policia e Kosovës, njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjakovë, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarr veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.

Sipas Policisë, mbrëmë në rrugën “Dedë Gjon Luli”, në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.


“Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit (APEX). Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e  dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë.

Lexo edhe

Video