Policia në Gjakovë gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Policia në Gjakovë gjen armë ilegale në stanet e brezit kufitar

Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë, pas një pune operativo -hetimore kanë zbuluar se bëhet fjalë për dy shtetas kosovar me iniciale (h. M. viti i lindjes 1954 dhe  Sh .R. viti i lindjes 1960, të cilët posedojnë armë dhe ato i mbajnë në stanet e tyre në brezin kufitar Kosovë –Shqipëri në vendin e quajtur Pllaçica e Junikut.


Sipas Policisë, sot me urdhër të gjykatës kompetente, në orët e hershme të mëngjesit është realizuar plani operativ  i koduar “Bjeshka 2022”, ku është bërë bastisja në dy objekte (stane) në bjeshkën e Junikut.

“Në të dy stanet janë gjetur provat/dëshmitë materiale si në vijim; dy  armë AK-47  (kallashnikovë), njëzet e pesë copë fishek të kalibrit 7.62 mm dhe tre karikatorë për armë AK-47. I dyshuari i parë  ( Xh. M),  pas  intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i dytë nuk ka qenë prezent gjatë bastisjes dhe i njëjti është ftuar për interviste nga hetuesit kompetentë për procedurë të mëtejme”, thuhet në njofitm.

Lexo edhe

Video