Policia ndalon 30 persona që nuk respektuan vendimin e qeverisë

Policia ndalon 30 persona që nuk respektuan vendimin e qeverisë

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka ndaluar 30 persona për shkak se të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për masat e kufizimeve si pasojë e Covid-19.


Një sulm fizik tjetër ka ndodhur në Podujevë, ku i dyshuari ka sulmuar motrën e cila ka pranuar pastaj tretman mjekësor. I njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, policia ka arrestuar një të dyshuar për sulm fizik ndaj bashkëshortes, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjatë kësaj periudhë kanë ndodhur 3 aksidente me të lënduar, ndërsa me dëme materiale 6 aksidente trafiku./KosovaPress

Lexo edhe

Video

error: