Policia me njoftim për vizitën e Gjukanoviq

Policia me njoftim për vizitën e Gjukanoviq

Me rastin e vizitës së presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq në Prishtinë, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut të disa segmenteve rrugore dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.

Përgjatë kësaj vizite Policia e Kosovës do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.


Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.

Gjukanoviq nesër do të arrijë për vizitë zyrtare dyditore në Kosovë ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Me këtë rast kreut të shtetit të Malit të Zi nga komuna e Prishtinës do t’i ndahet Çelësi i qytetit.

Lexo edhe

Video