Policia konfiskon municion të dyshuar në sasi prej mbi 1200 fishekësh në Zveçan

Policia konfiskon municion të dyshuar në sasi prej mbi 1200 fishekësh në Zveçan

Dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijedyqind) fishekësh i ka konsfiskuar Policia e Kosovës në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan.

“Policia e Kosovës, respektivisht Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë – NjNSh nga Policia Kufitare, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta të patrullimit, në afërsi të një shtëpie të braktisur në fshatin Rudine – Zveçan kanë hasur në dy qese me municion të dyshuar, me sasi prej mbi 1200 (njëmijë e dyqind) fishekësh”, thuhet në komunikatën për media.


Bëhet e ditur se në vendngjarje kanë dalë edhe njësia e Hetimeve dhe Forenzikës nga DRP Mitrovicë Veri, e cila ka bërë ekzaminim e vendit të ngjarjes si dhe konfisikimin e municionit të dyshuar.

“Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent me urdhër të të cilit rasti i kalohet njësive përkatëse policore nga DRP Mitrovicë Veri për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës do të vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e  kryesve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim.

Lexo edhe

Video