Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Policia konfiskon mallra të kontrabanduara nga Serbia

Birra të llojeve të ndryshme, raki, mish derri, mish të konservuar dhe produktet të tjera u konfiskuan nga drejtoria rajonale kufitare Lindje-Kaçanik  derisa tentohej të futeshin ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

“Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Muçivërcë, gjatë kryerjes së detyrave në parandalimin dhe zbulimin e kontrabandës,  më datë  18.11.2021  rreth orës 19:30 sipas planifikimeve taktike në terren, në rrugët malore të fshatit Korminjan, fshat afër vijës kufitare me Republikën e Serbisë, në dy raste të ndara, kanë identifikuar si të dyshuar një traktor pa targa regjistrimi me një rimorkio të improvizuar, si dhe një rimorkio të braktisur që dyshohej se kishin mall të kontrabanduar”, thuhet në komunikatën e policisë.

S.J 28-vjeçar ka deklaruar se me traktorin e tij mallin e kishte sjellë përmes rrugëve malore.

“Traktori me rimorkiot janë sjellë në terminalin Doganor “Dheu i Bardhë”, ku  në orët e mbrëmjes është paraqitur personi i dyshuar S.J. (1993), i cili ka deklaruar  se traktori është pronë e tij dhe se mallin e kishte sjellë rrugëve malore nga Republika e Serbisë në Republikën e Kosovës. Në të dy rastet me mall të kontrabanduar, i cili është sjellë duke iu shmangur kontrollit  doganor dhe atij policorë  janë konfiskuar si në vijim”, thuhet në komunikatën e policisë.

U konfiskuan;

             158 arka x 20 shishe x0.5 litra- birra të llojeve të ndryshme


             3 paketa x 6 shishe x 1 litra – raki

             282.6 kg –   mish derri

             1 pako 5.835 kg –  mish i konservuar

             12 kafaze me pula =156 copë  

             10 pako x 50 copë –  korniza për vendosjen e targave të automjeteve

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhër të të cilit iniciohen rastet “Kontrabandim me Mallra”  ndërsa për veprime të mëtejme ligjore, është njoftuar Dogana e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve.

Lexo edhe

Video

error: