Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia konfirmon vdekjen e 33 vjeçares në Vragoli, dyshohet për vrasje të dhunshme

Policia konfirmon vdekjen e 33 vjeçares në Vragoli, dyshohet për vrasje të dhunshme

Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen e 33 vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.


Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Burovci ka thënë se rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç. Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video

error: