Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia konfirmon sulmin me armë zjarri ndaj alpinistëve në veri

Policia konfirmon sulmin me armë zjarri ndaj alpinistëve në veri

Rreth 50 anëtarë të “Shoqatës së Alpinizmit të Kosovës”, janë sulmuar me armë zjarri nga dy persona që dyshohet të jenë serbë, por për fat të mirë nuk është lënduar askush.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 10:18 në vendin e quajtur Bube afër Zubin Potoku, derisa alpinistët po eksploronin malet e kësaj zone.

Mësohet se në mesin e alpinistëve ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.


Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.

“Më 9 maj 2021, rreth orës 10:18 të mëngjesit, patrulla e Stacionit Policor Zubin Potok, që ndodhet në fshatin Zupce, mori informacion nga një ankuesi  shqiptar, kryetar i Shoqatës së Alpinizmit të Kosovës, se gjatë shëtitjes në fshatin Bube, ata vunë re dy persona të panjohur, të cilët ishin të armatosur me pushkë automatike dhe se ata qëlluan me disa të shtëna dhe armë zjarri në drejtim të tyre. Me atë rast, asnjë nga alpinistët që ishin në grup nuk u lënduan.  Ata u tërhoqën për shkak të sigurisë së tyre në drejtim të Zubin Potok, dhe më vonë në Mitrovicë”, ka thënë Radoviq.

Sipas tij, të gjitha njësitë policore janë informuar dhe ndodhen në vendin e ngjarjes për të kontrolluar informacionin e deklaruar.

Lexo edhe

Video

error: