Policia konfirmon kërcënimin me thikë të Toverlanit ndaj Shpend Ahmetit

Policia konfirmon kërcënimin me thikë të Toverlanit ndaj Shpend Ahmetit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti është kërcënuar me thikë nga trajneri i futbollit Afrim Toverlani.


Sipas policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit kur e ka bërë kërcënimin ndaj Ahmetit. Ai më këtë rast është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe

Video

error: