Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi në arrati

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi në arrati

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e personit të kërkuar Edmond (Engjell) Nokaj (1992), me numër personal 1232708260, banues në Marmull-Gjakovë, pasi kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

Për çdo informacion qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonave 192-080019999 (pa pagesë) ose Drejtoria rajonale e Policisë-Gjakovë 045/980-220.

Lexo edhe

Video