Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi në kërkim

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi në kërkim

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, kërkon nga qytetarët që të bashkëpunojnë për një person në kërkim Agran (Murat) Krasniqi (08.12.1991) nё Pejё, i dënuar për veprёn penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë,

E-mail adresa: [email protected]

Lexo edhe

Video

error: