Policia jep detaje të tjera rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit

Policia jep detaje të tjera rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit

Policia sot ka dhënë detaje rreth vetëvrasjes së Sokol Halilit, i cili ka vrarë gruan shatzënë.

Gjatë intervenimit në Davidovc të Shtimes, sipas Policisë, janë larguar anëtarët e familjes së Halilit nga shtëpia, derisa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole.

Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.


“Njësitë policore kanë zhvilluar një aksion për arrestimin e të dyshuarit  kosovar lidhur me rastin vrasje. Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë. Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka bërë të ditur Policia.

Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje Sokol Halili ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë, Hamide Magashin, pranë Klinikës së Gjinekologjisë.  

Mes lotësh, dje në Lipjan i është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës Hamide Magashi.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.