Policia jep detaje rreth djegies së veturës në Sllatinë

Policia jep detaje rreth djegies së veturës në Sllatinë

Policia e Kosovës ka dhënë  detaje rreth djegies së një veture sonte në Sllatinë të Prishtinës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale për Prishtinës Daut Hoxha ka konfirmuar se dyshohet se deri te djegia e veturës ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik.


“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, ka thënë Hoxha.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eksperti i zjarrit.

Lexo edhe

Video

error: