Një autobus është përfshirë nga flaka në këto momente në magjistralen Podujevë-Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti i ka thënë KosovaPress-it se sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësisht.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.