Policia jep detaje për arrestimin e aktivistëve të PSD-së

Policia jep detaje për arrestimin e aktivistëve të PSD-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të Partisë Socialdemokrate (PSD), të cilët protestuan në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Në një njoftim të Policisë bëhet e ditur se janë arrestuar 13 persona, pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët e ZRrE-së dhe nuk janë bindur.

“Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bekim Fehmiu” në Prishtinë, saktësisht në objektin e ZRrE-së, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 persona.


Megjithëse policia vazhdimisht u ka bërë thirrje që të dalin nga objekti dhe të vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke mos penguar zyrtarët e institucionit në fjalë, të njëjtit nuk janë bindur.

Duke parë që kanë dështuar të gjitha përpjekjet tjera, në përputhje me autorizimet policore dhe urdhrin e prokurorit të shtetit, janë arrestuar 13 nga ta dhe  aktualisht po vijon ndërmarrja e veprimeve në këtë fazë preliminare hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, konform rekomandimit  të prokurorit të shtetit për cilësimin e veprës për të cilën dyshohen,  personat e arrestuar do të procedohen më tej.

Lexo edhe

Video