Policia jep detaje për aksidentin në Gllobar, ku vdiqën nënë e bir

Policia jep detaje për aksidentin në Gllobar, ku vdiqën nënë e bir

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit të hënën në Gllobar të Drenasit.


Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj.

“Dy vetura me targa vendore janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e lëndimeve të marra në aksident një femër dhe një mashkull kosovar -e kanë ndërruar jetë, si dhe lëndime trupore kanë pësuar edhe  3 meshkuj kosovar. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësorë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të dy viktimave janë dërguar në IML për obduksion kurse drejtuesi i njërës nga veturat e involvuara në aksident është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lexo edhe

Video