Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia identifikon një të dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Policia identifikon një të dyshuar për disa raste të mashtrimeve

Policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar për disa raste të mashtrimit.

Në komunikatën për media të Policisë së Kosovës thuhet se referuar tri rasteve të mashtrimit të raportuara gjatë këtij viti (janar, mars dhe prill), Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor Jugu, kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme që lidhen me rastet në fjalë:

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.


Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve  i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu  marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.

Ky i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë. 

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: