Policia gjenë substancë narkotike e boks hekuri tek nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj

Policia gjenë substancë narkotike e boks hekuri tek nxënësit e shkollave të mesme në Ferizaj

Gjatë një kontrolle që bëri policia në shkollat e mesme në Ferizaj, tek nxënësit gjetën substanca narkotike e boks hekuri.

Në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj është ndaluar edhe një 20 vjeçar, të cilit iu gjetën substanca narkotike.


“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë  nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të  zhvilluara nga polic me rroba civile , në  oborrin e një  shkolle të  mesme të  lartë  në  Ferizaj, kanë ndaluar një  person të  dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjeçar , ku gjatë  kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë  të  dyshuar të  narkotikëve dhe ndaj tij është iniciuar një  rast penal për procedura të  mëtejme  hetimore. Ndërkaq, në  oborrin e një  shkolle tjetër të  mesme të  lartë në Ferizaj , është  ndaluar një  tjetër person nxënës, ku gjatë  kontrollit në  çantën e tij është  gjetur një  mjet, boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë  zjarri të  fshehur në  një  shtëpi të  pa banuar në një  fshat të  Ferizajt. Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek”, thuhet në njoftimin e policisë

Në  lidhje me këtë  personi i dyshuar është  shoqëruar në  stacionin policor në  Ferizaj dhe me vendim të  Prokurorit për të  mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është  inicuar rast penal ‘’ Mbajtje në  pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.

Aksioni i policisë  do të  vazhdojë  edhe në  ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.