Policia e Kosovës po trajton informatat për sulme terroriste

Policia e Kosovës po trajton informatat për sulme terroriste

Policia e Kosovës ka filluar të trajtojë informatën se në disa qendra tregtare në Kosovë mund të ketë sulme terroriste. Këto informata pretendohet të kenë dalë në publik, pas publikimit të disa mesazheve të brendshme të misioneve të huaja që veprojnë në Kosovë.

Në një mesazh të publikuar në media, këshillohet stafi i brendshëm i OSBE-së që të mos frekuentojë disa qendra tregtare në mes të datave 26-30 nëntor.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it se Policia trajton çdo informacion apo çështje që ndërlidhet me fushëveprimin e tyre.

“Policia varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: