Policia e Kosovës jep detaje nga aksident në Zabel të Ulët

Policia e Kosovës jep detaje nga aksident në Zabel të Ulët

Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë sot në Zabel të Ultë të Komunës së Drenasit.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, sipas të cilit në këtë aksident që ka ndodhur rreth orës 14.45 në rrugën Drenas-Komoran, kanë qenë të përfshirë një furgon me udhëtarë dhe një veturë.

“Personat e lënduar janë transportuar për në Emergjencë në Prishtinë. Njësitet relevante policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha Hoxha.


Aksi rrugor Drenas-Komoran, i cili ishte mbyllur pas rastit të aksidentit, është rihapur për qarkullim rreth orës 17.00.

 

 

Lexo edhe

Video