Policia e Kosovës fillon punën me pajisjet të cilat identifikojnë kundërvajtjet në trafik

Policia e Kosovës ka prezantuar “Patrullën inteligjente”, pajisje këto të cilat do të identifikojnë shpejtësinë, mjetet e paregjistruara, personat të cilët janë në kërkim dhe kundërvajtje të tjera në trafikun rrugor. Përmes këtyre pajisjeve do të mundësohet shqiptimi i gjobave në mënyrë dixhitale. Forcat e rendit në Kosovë do të fillojnë prej sot përdorimin e këtyre pajisjeve por ndaljet nga policia në trafik do të vazhdojnë deri kur teknologjia të lidhet në tërësi me databazën.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, duke e prezantuar “Patrullën inteligjente” ka pranuar që situata në trafikun rrugor nuk është e mirë ndërsa ka theksuar rëndësinë e dixhitalizimit të komunikacionit.

“Qytetari i Kosovës ta kuptojë se nga sot, përkatësisht gjatë ditëve në vijim në komunikacion do të jenë automjete dhe mjete teknike të cilat totalisht e ndryshojnë qasjen e policisë ndaj kundërvajtësve. Deri sot, ose deri ën kë kohë zakonisht kundërvajtjet janë identifikuar përmes ndalimit, policia e ka ndaluar kundërvajtësin e ka identifikuar dhe natyrisht e ka shqiptuar masën e dënimit. Në periudhë në vijim identifikimi i kundërvajtjeve do të behet nga vet  pajisjet teknike, vet pajisja teknike, sensorët, radarët, kamerat të cilat janë të instaluara në automjetet e bëjnë identifikimin e kundërvajtjeve. Aktualisht deri në momentin kur ne jemi të gatshëm totalisht q të punojmë dhe databazat tona janë të lidhura në mënyrë përfundimtare, ne ende do të bëjmë ndalime, mirëpo do të vjen një moment kur databazat tona të konektohen me automjetet dhe nuk do të ketë nevojë për me ndalu fare por gjoba do të shqiptohet në mënyrë elektronike, ka thënë Mehmeti.

Ai ka treguar se këto pajisje identifikojnë tejkalimin e shpejtësisë, automjetet e paregjistruara, njerëzit apo targat që janë në kërkim, pikët negative si dhe mundësojnë shqiptimin e gjobave në mënyrë elektronike të cilat pastaj me postë u dërgohen kundërvajtësve.


“Këto pajisje identifikojnë disa nga kundërvajtjet siç është tejkalimi i shpejtësisë edhe nëse automjeti është në lëvizje, mjeti ka teknologji të tillë që në 360 shkallë bën incizim, edhe nëse bëhet shpejtësia në anën e kundërt të lëvizjes, ose nëse është në autostradë atje, krejt ndoshta në shiritin e katërt, prapë automjeti mund ta regjistroj. Të gjitha automjetet që janë të paregjistruara, teknika i identifikon, i bartë në databazë e bën krahasimin dhe natyrisht që do të gjobiten dhe do të hekën nga komunikacioni. Një element tjetër që e identikun kjo teknologji është mundësia e identifikimit dixhital përkatësisht shqiptimit të gjobave dixhitale, teknologjia mundëson me u identifiku kundërvajtja, me u bartë në data bazë dhe me automatizëm me u shqiptu gjoba, gjithashtu e mundëson identifikimin e figurave, ose njerëzve të cilët mund të jenë në kërkim, teknologjia mundëson se e dhëna që është fut paraprakisht në sistem me identifiku gjatë qarkullimit nëpër rrugë kudo në territor të Kosovës. Dhe natyrisht identifikimin e pikëve negative, databaza ia mundëson zyrtarit policor me pas dosjen e çdo njërit që e ndalon”, ka thënë ai.

Drejtori i Policisë ka deklaruar se veturat që përmbajnë këto pajisje do të jenë prezente në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Veturat do të jenë prezentë në të gjitha pjesët e territorit të Republikës së Kosovës, në veri, lindje, jug, në çdo qytet, të mos them në çdo fshat sepse varësisht sa arrijmë për shkak se ju e dini që edhe me patrulla të rregullta ne nuk arrijmë me qenë 24 orë në çdo pëllëmbë sepse është e pamundur pro do të jenë në vende të ndryshme në kohë të ndryshme, konkretisht do të jenë përzëntë edhe në të gjitha komunat veriore të Republikës së Kosovës, jo vetëm të tabelat e regjistrimit të Republikës së Serbisë por edhe të tabelat e regjistrimit që vinë nga Gjermania, Greqia, Turqia, nga ndonjë shtet tjetër, data bazat tona konektohen dhe natyrisht që kushdo që hyn dhe del në Republikën e Kosovës regjistrohet në kufi ju e dini që në kufi regjistrohet numri i çdo automjeti që hyn, kjo konektohen me sistem, bëhet skanimi i tyre dhe identifikohet që X ose Y e ka një gjobë diku”, ka shtuar ai.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se gjatë ditëve të para të implementimit të këtij projekti do të ketë tolerime deri në lidhjen e plotë të teknologjisë me databazën.

Këto pajisje nuk lejojnë që gjobat të kthehen prapa ndërsa të tilla që janë përdorur në rajon kanë arritur të identifikojnë deri në 8 mijë kundërvajtje brenda një dite.

Lexo edhe

Video