Policia e Kosovës deklarohet rreth arrestimit të aktivistëve të PSD-së

Policia e Kosovës deklarohet rreth arrestimit të aktivistëve të PSD-së

Policia e Kosovës ka arrestuar 16 aktivistë të PSD-së, pasi këta të fundit zhvilluan një aktivitet të paparalajmëruar për shkrimin e grafitëve në stacionin policor ‘Qendra’ në Prishtinë.

Përkundër faktit që këta persona paraprakisht janë këshilluar nga policia për veprimet e tilla të palejuara, të njëjtit duke shfaqur vazhdimisht shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, duke tërhequr pjesëtarët e policisë), shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare, kanë arritur të dëmtojnë muralet e stacionit policor me grafitet e tyre të vendosura aty, thuhet në komunikatë.


Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor 16 prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare, thuhet më tej në komunikatë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit i cili bashkërisht me policinë po koordinohen për veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.

Ndryshe, aktivistë të Partisë Socialdemokrate zhvilluan sot një aktivitet simbolik para stacionit policor ‘Qendra’ me moton “Për partitë tubime, për qytetarët dënime”. PSD përmes një komunikate ka kërkuar lirimin e aktivistëve, ku sipas tyre janë arrestuar 15 persona.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: