Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia e Kosovës arreston pesë persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës arreston pesë persona për dhunë në familje

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh njofton për pesë raste të dhunës në familje në dy ditët e fundit.

Në Pejë, policia ka arrestuar të dyshuarin pasi ai nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Një tjetër arrestim është bërë në këtë qytet, meqë një tjetër person ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Vushtrri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi ai në gjendje të dehur kishte sulmuar bashkëshorten. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prishtinë ku është arrestuar i dyshuari kosovar i mitur, pasi që i njëjti kishte sulmuar viktimën femër kosovare, gjithashtu të mitur.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.


Dhe në Mitrovicë të Veriut, është arrestuar një person pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Dhuna në familje është theksuar në këtë kohë kur vendi po përballet me pandeminë Covid-19 dhe shteti ka vendosur kufizim të lëvizjes.

Për këtë, javën e kaluar, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka dënuar rritjen e rasteve të dhunës në familje në kohën e izolimit kur vendi po përballet me pandemi.

Këtë, ai e ka bërë përmes një video mesazhi në faqen e tij zyrtare në facebook, ku ka theksuar se dhuna duhet të raportohet dhe institucionet përgjegjëse duhet të rrisin reagimin në trajtimin e rasteve.

Kurti ka thënë se në këtë kohë qëndrimi në shtëpi shpëton nga virusi por që dhuna nuk guxon të izolohet si çështje private brenda një shtëpie./KosovaPress

 

Lexo edhe

Video

error: