Policia deklarohet për raportimet se njësitet speciale janë nisur drejt veriut

Policia deklarohet për raportimet se njësitet speciale janë nisur drejt veriut

Policia e Kosovës i ka hedhur poshtë raportimet e disa medieve se njësitet speciale janë nisur drejt veriut të Kosovës.

Policia në një përgjigje për KosovaPress ka thënë se lëvizjet e njësive të Policisë së Kosovës janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.


“Referuar disa shkrimeve dhe publikimeve në media të ndryshme, që ndërlidhen me lëvizjet e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, ju informojmë se lëvizjet e njësiteve policore janë të zakonshme dhe nuk ndërlidhen me ndonjë aktivitet të caktuar. Policia e Kosovës është transparente dhe do të vazhdojë të ju mbaj të informuar si ç’do herë për angazhimet dhe aktivitetet e saja operacionale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërkohë që sot pritet të mbahet një protestë në veri Mitrovicës, kjo pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq. Suspendimi i saj erdhi pasi që mori pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.