(I plotësuar) Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari me inicialet I, A, i njohur me nofkën "Liza".
Sipas burimeve të KosovaPress-it, bëhet fjalë për Ilir Abdullahu, i cili kërkohej si pjesë e grupit që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policit të Kosovës, Triumf Riza.
“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, KosovaPress mëson se Ilir Abdullahu ka qenë në përcjellje nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, e cila e ka përcjell atë edhe në momentin e arrestimit.
Policia arreston personin e shumë kërkuar
Si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 17:00, në Batllavë të Podujevës është arrestuar i shumë kërkuari (I, A,) i njohur me nofkën "Liza".