Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

Policia arreston një person të kërkuar në Ferizaj

Sot rreth orës 12:30 në Ferizaj policia ka arrestuar një person të kërkuar i moshës 49 vjeçare.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’  me dënim burgimi prej një viti.


I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:30 në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.K (M/K) i moshës 49 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’  me dënim burgimi prej një (1) viti. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, njofton policia.

Lexo edhe

Video