Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Policia arreston dy persona për vjedhje

Policia arreston dy persona për vjedhje

Pas një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor “Jugu” në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për  tri raste të veprës penale ‘vjedhje’.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës, arrestimi i  dy personave të dyshuar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se në bashkëveprim në tri lokacione të ndryshme kanë kryer vepra penale të vjedhjeve, që ishte raportuar ditë më parë, ku cak i këtyre vjedhjeve  ishin dyqane dhe qendra tregtare,  nga  ku  ishin vjedhur: pije alkoolike, rroba të ndryshme  dhe shtëpiza kompjuteri me  pajisje përcjellëse.


Si rezultat i identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarve, hetuesit policorë kanë lokalizuar vendet ku ishin fshehur gjësendet e vjedhura të cilat janë gjetur dhe janë marrë si prova materiale për t’u proceduar tutje lidhur me rastet.

Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lexo edhe

Video

error: