Policia arreston dy persona në aeroportin “Adem Jashari”

Policia arreston dy persona në aeroportin “Adem Jashari”

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për falsifikim të dokumenteve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

 Në komunikatë thuhet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të dokumenteve të nevojshme për kalimin e kufirit, për udhëtim jashtë Republikës së Kosovës, kanë hasur në dy udhëtar me iniciale (E.C. dhe D.A.), të cilët nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve janë ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet kosovare.


Lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të tij janë iniciuar rastet, ndërsa personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme.

Autoritetet e Policisë së Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetëror,

Lexo edhe

Video