Policia arrestoi 5 persona gjatë protestës së punëtorëve të KEK-ut

Policia arrestoi 5 persona gjatë protestës së punëtorëve të KEK-ut

Policia e Kosovës ka arrestuar dje 5 drejtuesit e protestës së punëtorëve të KEK-ut, të cilët nuk e kishin paralajmëruar protestën.


Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje.

“Raportohet se pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë janë shoqëruar në stacion policor për shkak se kishin organizuar një protestë. Protestuesit fillimisht ishin tubuar para mensës së punëtorëve e më pas me forcë duke dëmtuar dyert e hyrjes kanë depërtuar brenda rrethojave të Termocentralit. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit, kurse të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

error: